Google ADS

Emigrantët myslimanë në Gjermani konvertohen në të krishterë

12:23 | 8 Maj 2017
M. A.

Shumë refugjatë myslimanë në Gjermani janë konvertuar në të krishterë dhe shumë nga Kishat e pavarura kanë pagëzuar mjaft besimtarë të besimit myslimanë, rreth 1200.

Në fillim erdhën dy refugjatë nga Irani, që në vitin 2008 vizituan kishën e tij bashkë me një të njohur të tyre që donte të pagëzohej- rrëfen Gottfried Martens, pastor i Kishës së Shën Triadhës – Vitet e mëvonshme erdhën shumë refugjatë të tjerë me dëshirën për ndërrimin e fesë. Sot në kishën e tij qindra besimtarë ndjekin meshën në gjuhën gjermane dhe persisht.

Të konvertuarit janë iranianë dhe afganë të besimit myslian. Disa prej tyre janë refugjatë që sapo kanë ardhur e që janë ftuar nga të krishterë të tjerë në Gjermani, por ka “edhe shumë që kanë pasur kontakt më parë me fenë e krishterë, në komunitetet e tyre në Iran, apo edhe gjatë rrugës për të ardhur në Europë”, thotë Martens.

“Duhet madje të ndërronim vend, sepse nuk mjaftonte hapësira e këtushme”, thotë ai për Deutsche Wellen. “Dyndja më e madhe ka ardhur pas mbylljes së itinerarit ballkanik, në të ashtuquajturën krizën e refugjatëve në vitin 2015 e 2016. Asokohe kemi pasur deri në 250 vetë në kurset përgatitore të Kishës së Trinitetit”, thotë pastori.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme