Google ADS

Demarkacioni ‘dështoi’ për të dytën herë

10:57 | 8 Maj 2017
Arbresh.info

Mbledhja e sotme e Qeverisë në të cilën parashihej që të procedohej në Kuvend Demarkacioni me Malin e Zi, ka dështuar.

Ministrat pasi ishin mbledhur për të marrë pjesë në mbledhje kanë dalë të gjithë një nga një nga mbledhja pa asnjë sqarim, shkruan arbresh.info.

Mirëpo më pas u kuptua se mbledhja është shtyrë për ditën e mërkurë, pikërisht në ditën kur është caktuar edhe seanca e Kuvendit për të mocionin e opozitës që kërkon rrëzimin e Qeverisë.

Demarkacioni ishte sot pika e parë e rendit të ditës në mbledhjen e Qeverisë ndërkohë që më 1 shtator të vititi 2016, kryeministri Mustafa e kishte tërhequr vetë Marrëveshjen për përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi nga pika e rendit të ditës me arsyetimin se nuk kanë arritur t’i sigurojnë votat për ratifikim./Arbresh.info.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme