Google ADS

Agjenda e mbledhjes së sotme të Qeverisë, Demarkacioni pikë e parë e rendit të ditës

10:23 | 8 Maj 2017
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës pritet të mblidhet pas pak.

Në rend ditë është edhe procedimi i demarkacionit me Malin e Zi në Kuvend, shkruan arbresh.info.

Pikat e rendit të ditës:

1) Hapja e mbledhjes (Kryeministri)

2) Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi (MPJ)

3) Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare IPA 2016 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian (MIE)

4) Shqyrtimi i Projektligjit për Standardizimin (MTI)

5) Shqyrtimi i Draftit të Koncept-dokumentit për qasje në dokumente publike (ZKM)

6) Shqyrtimi i Projekt-rregullores për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Agjencinë për Barazi Gjinore (ZKM)

7) Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë nr. 10/104 të datës 10.08.2016 për emërimin e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit (MD)./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme