Institucionet në vend të cilat kanë mandat dhe merren me çështjet e sigurisë në trafik organizojn sot Javen e Katërt për Siguri Globale Rrugore e Kombeve të Bashkuara do të mbahet nga sot deri me 14 Maj.
Kjo javë do të fokusohet në shpejtësinë gjatë ngasjes dhe çka mund të bëhet për të adresuar këtë faktor kryesor të rrezikut për vdekjet dhe lëndimet në trafikun rrugor.
Sipas statistikave shpejtësia kontribuon në rreth një të tretën e të gjitha aksidenteve me fatalitet në trafikun rrugor në vendet me të ardhura të larta. Kurse, kontribuon deri në gjysmën e aksidenteve me fatalitet në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare.
Kampanja kryesore nën ombrellën e së cilës do zhvillohen të gjitha aktivitetet në botë është: SaveLives #SlowDown
Edhe në Kosovë do zhvillohen aktivitete javore për shënimin e Javës së Katërt për Siguri Globale Rrugore të Kombeve të Bashkuara, kurse agjendën e detajuar mund ta gjeni të bashkangjitur në këtë email.
Aktivitetet në fjalë organizohen bashkërisht nga të gjitha institucionet në vend të cilat kanë mandat dhe merren me çështjet e sigurisë në trafik si: Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Policia e Kosovës, Forumi i Kosovës për siguri në rrugë, Kolegji i shkencave të aplikuara teknike “Tempulli”, OSBE dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” e cila është organizata zyrtare për Kosovë për implementimin e Javës të Katërt për Siguri Globale Rrugore të Kombeve të Bashkuara.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...