Euro rritet përballë dollarit pas fitores së Macron

23:58 | 7 Maj 2017
Trina Galanxhi

Euro u rrit përballë dollarit në tregjet e këmbimit në Azi me 1,1023 nga 1,0998 dollarë, në kuadër të fitores së centristit pro-evropian, Emmanuel Macron në zgjedhjet presidenciale franceze.

Fitorja e Macron përballë kandidates së ekstremit të djathtë, Marinne Le Pen është parë si avantazh për kursin e euros sepse largon pasiguritë që ekzistonin për të ardhmen e monedhës evropiane.

Euro arriti nivelin më të lartë që prej muajit nëntor, por rritjet kanë qenë më modeste në raport me turin e parë të zgjedhjeve presidenciale, që regjistruan kryesimin e Macron.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme