Mustafa godet PDK-në: S’kemi bërë koalicion për zgjedhje të parakohshme, por për të punuar

22:49 | 7 Maj 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi do ta procedojë në Kuvend për të parë nëse ka vullnet ky institucion t’i nxjerrë qytetarët e vet nga izolimi me përkrahje të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mustafa ka thënë për “Epoka e re” se, në rast të kundërt, Kuvendi do t’u nënshtrohet politikave populiste, folkloriste dhe kauzave të rrejshme të individëve të caktuar, duke rrezikuar partneritetin me BE-në dhe SHBA-në.

I pari i Qeverisë ka thënë se i kanë ofruar të gjitha argumentet për demarkacionin se Kosova nuk e humbet asnjë metër katror.

Sa i përket mocionit të opozitës për mosbesim ndaj Qeverisë, kryeministri ka pohuar se opozita nuk mund ta rrëzojë Qeverinë.

Mustafa ka thënë se partia që ai udhëheq, Lidhja Demokratike e Kosovës, është e përkushtuar ta përmbushë plotësisht marrëveshjen e koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës, duke ia kujtuar kësaj të fundit se nuk kanë bërë koalicion për zgjedhje të parakohshme, por për të punuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme