Vritet kreu i ISIS-it në Afganistan

21:35 | 7 Maj 2017
Trina Galanxhi

“Koka” e ISIS-it është vrarë në Afganistan pas një bastisjeje të kryer nga forcat speciale amerikane dhe ato afgane, ka deklaruar presidenti i Afganistanit.

Abdul Hasi besohet të jetë vrarë në kompleksin e tij në Nangarhar, i cili gjendet në lindje të shtetit, gjatë të mërkurës së kaluar kur një ekip i përbërë nga 50 forca speciale të SHBA-ve dhe 40 komando afgane e kishin bastisur kompleksin e tij.

Presidenti Ashraf Ghani e ka bërë zyrtare sot vdekjen e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme