Pas fitores 2:0 të Arsenalit ndaj Manchester Unitedit, dy trajnerët Arsene Wenger i londinezëve dhe ai i “Djajve të Kuq” Jose Mourinho kanë dhënë deklarata të kundërta për përfundimin e mundshëm të ekipeve të tyre në top-katërshe.
Ekipi i Arsene Wengerit është i gjashti me 63 pikë të tubuara, dy më pak se Unitedi që është i pesti me 65 pikë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Manchester City është i katërti me 69 pikë e me një ndeshje më shumë se Arsenali, ndërsa Liverpooli është i treti me 70 pikë, por me dy ndeshje më shumë se klubi londinez.
“Kemi shanse matematikisht, por na duhet pak ndihmë. Ndihma më e madhe do të jetë ajo nëse fitojmë vet ndeshjet tona”, ka deklaruar Wenger.
Mourinho në anën tjetër ka thënë se është i lumtur me performancën, por ka shtuar se fokusi i tij dhe i ekipit është në Ligën e Evropës.
“E dinim se këtu nuk po vijmë me forcat maksimale. Donim të fitojmë në Ligën e Evropës dhe kjo është më e rëndësishme se përfundimi në top-katërshe”, ka deklaruar portugezi.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...