Google ADS

Le Pen pranon humbjen: “Franca ka votuar për vazhdimësinë”

20:21 | 7 Maj 2017
Trina Galanxhi

Liderja e Fronit Kombëtar në Francë, Marine Le Pen, ka pranuar humbjen në garën presidenciale.

Ajo është mposhtur bindshëm nga rivali i saj, Emmanuel Macron, i cili fitoi më shumë se 60 për qind të votave, transmeton portali arbresh.info.

“Franca ka votuar për vazhdimësinë”, ka thënë Le Pen, ndërsa i ka uruar fat presidentit të ri.

“Front Kombëtar do të jetë forca kryesore opozitare e Francës pas zgjedhjeve që panë shkatërrimin e status quo të Francës”, ka shtuar ajo.

Ajo gjithashtu u ka bërë thirrje të gjithë patriotëve të vendit që t’i bashkohen lëvizjes së saj. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme