Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot me anë të një statusi në “Facebook” rastin që sipas tij punonjës policie, të veshur me uniformë, kanë marrë pjesë në një takim elektoral në Bashkinë e Memaliajt, por pas kësaj, ka ardhur menjëherë edhe reagimi i Laert Durajt, kandidatit për deputet te PS ne qarkun e Gjirokastrës. Në një njoftim për mediat ai shprehet:
Dëshiroj t’ju informoj në lidhje me lajmin e përhapur në disa portale, ku hamendësohet përfshirja e policisë në fushatën time zgjedhore si kandidat për deputet, Qarku Gjirokastër, Bashkia Memaliaj. E vërteta është fare e thjeshtë. Foto është shkrepur në pasditen e datës 2 Maj, në festën e Teqesë së Çërrilës.
Unë ndihem shumë i nderuar që kam marrë pjesë në këtë festë si ftuar i Babait të Teqesë. Ashtu si e do tradita e zonës, dera është e hapur për të gjithë, ndërsa vendet përcaktohen nga i zoti i shtëpisë.
Kështu, çdo insinuate në lidhje me përfshirjen e policisë apo çdo lloj strukture tjetër policore është thjesht keqdashësi.
Ndihem i habitur që vrulli për të njollosur këtë proces zgjedhor nuk ndalet as para Vendeve të Shenjta.
Megjithatë, kam bindjen e plotë që ky proces do të jetë i pari brenda standardëve Evropiane, duke na çuar drejt Shqipërisë Evropiane, drejt Shqipërisë që duam.
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...