Partia FJALA garon e vetme në zgjedhje

13:31 | 7 Maj 2017
Arbresh.info

Partia e Gëzim Kelmendit, “Fjala” ka marrë vendim që të garoj e vetme në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Në mbledhjen e mbajtur mbrëmë me datë 06.05.2017, Kryesia e Partisë FJALA me 32 vota “për” dhe 3 vota “kundër”, morri vendim që të garoj e vetme, pa koalicion në zgjedhjet e përgjithshme që pritet të mbahen gjatë muajit qershor”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Më tej, në këtë njoftim thuhet se zhgënjimi i qytetarëve me klasën aktuale politike i hapë rrugë partisë “FJALA” për rezultate të mira.

“Zhgënjimi masiv që ekziston ndër qytetarë, izolimi i qytetarëve, shkalla e lartë e krimit të organizuar dhe korrupsionit, mungesa e drejtësisë, moszhvillimi ekonomik dhe rrënimi i perspektivës janë shkaktarët kryesorë që neve si parti re dhe parimore, na hap rrugë që në këto zgjedhje të arrijmë rezultate të mira dhe të përfaqësojmë dinjitetshëm interesin e qytetarëve dhe jo interesat personale”, përfundon komunikata e kësaj partie.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme