Google ADS

Sot 3 vjet Kuvendi kishte shpërndarë vetveten

10:00 | 7 Maj 2017
Arbresh.info

Të mërkurën deputetët do të votojnë për rrëzimin e qeverisë, ose jo – votë kjo e kërkuar nga partitë opozitare që mblodhën 42 nënshkrime për mocionin e mosbesimit për qeverinë e Isa Mustafës.

E saktësisht para tri vjetësh, me shtatë maj 2014, kishte ndodhur një votim i tillë – ku PDK e LDK në koalicion të përbashkët, por me Hashim Thaçin kryeministër, kishin vendosur që të shpërbënin qeverinë dhe t’u hapnin rrugë zgjedhjeve.

Atëbotë me 90 vota për, katër kundër dhe tri abstenime, Kuvendi i Kosovës kishte marrë vendimin që ta shpërndajë vetveten, njofton Klan Kosova.

Afërmendsh është që diçka e tillë të ngjajë edhe të mërkurën e ardhshme – pasi, përveç partive opozitare – Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës – edhe Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur pakënaqësitë e saja me qeverisjen.

Madje, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, tha në një konferencë për media se “unë jam i pakënaqur, njëjtë janë të pakënaqur edhe qytetarët e Kosovës”.

Ndërkohë LDK-ja vazhdimisht ia ka kujtuar partnerit të saj se në marrëveshjen e arritur mes tyre për qeverisje të përbashkët një nga pikat e marrëveshje thotë që asnjëra palë s’duhet të përkrahin mocione mosbesimi nëse dikush i ngrit ato.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme