Mbahet Mini-Martona, mjetet i dedikohen fëmijëve me kancer

08:39 | 7 Maj 2017
Arbresh.info

Sot në Prishtinë do të mbahet për herë të tretë Mini Maratona 5km, e cila ka për qëllim promovimin e jetës së shëndetshme duke bartë energjinë pozitive tek secili pjesëmarrës, por njëkohësisht duke i dhënë kontribut komunitetit.

Organizatorët e kësaj garë sportive, Aferdita Paqarada dhe Diellza Kolgeci, kanë njoftuar se në këtë vit mjetet e mbledhura nga shitja e numrave do t’iu dedikohet fëmijëve me kancer, konkretisht repartit të onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë.Pjesëmarrësit në  këtë ‘Mini Maratona 5K’ mund të jenë prej moshës 2 vjeçare e tutje, vrapues për herë të parë, atletë profesionistë, student etj.

Fituesit zyrtar do të ndahen në kategorinë e femrave, meshkujve dhe fëmijëve, të cilët do të fitojnë shpërblime modeste.Ngjara nis me një festival muzikor prej orës 10:00. Garuesit do të vrapojnë nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’ deri te rrethi (ish-Hotel Baci ) dhe kthimi në pikën fillestare ku planifikohet të mbahet Festival muzikor.Ndryshe edhe sot mund t’i merren numrat tek tavolina informative që gjendet afër binës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme