Google ADS

Detaje nga vrasja e sotme në Bogovinë të Tetovës

21:44 | 6 Maj 2017
Arbresh.info

Kryetari i deritanishëm i Komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi, gjeti vdekjen pasi u qëllua 6 herë me pistoletë nga bashkëfshatari i tij Qani Abazi i cili më pas, u vetëvra me një plumb në kokë.

Ngjarja ndodhi në ora 10 e gjysmë paradite, në një kafiteri përballë Komunës së Bogovinës. Motivet e vrasjes ende nuk janë të qarta, por mësohet se problemi ka qenë i kahmotshëm, i cili ka të bëjë me çështjen e punësimit të Qani Abazit dhe zvarritjen e këtij problemi në gjykatë.

“Në këtë kafiteri që shihni mbrapa meje, e piu sot kafen e fundit, kryetari i Komunës së Bogovinës, tani më i ndjeri Hazbi Idirizi i cili u qëllua me gjashtë plumba njëri nga të cilët doli të jeti fatal, duke i marr jetën.”

Në teren ishin ekipet e policisë dhe prokurorisë publike të Tetovës për të hetuar rastin. Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës rastin e kishte dorëzuar tek prokuroria por këto të fundit nuk deshën të komentojnë ngjarjen tragjike para kamerës. Përmes një kumtese, Prokuroria e Tetovës bëri të ditur se ende po mbledhin prova.

“Prokurori kompetent ka lëshuar urdhër për obduksion të trupit të të ndjerit, urdhër për mbledhjen e gjurmëve dhe të provave materiale nga vendngjarja, si dhe urdhër për ekspertizë kriminalistiko-teknike”, nga Prokuroria Publike e Tetovës.

“Trupi i pajetë i kryetarit të Komunës së Bogovinjës, Hazbi Idrizi, gjendet në morgun e spitalit të Tetovës ku pritet që të bëhet ekspertiza mjeko-ligjore.”

Ecurinë e ngjarjes për TV21 e rrëfen anesteziologu kujdestar Avdi Ajredini nëpër duart e të cilit kaluan trupi i Hazbi Idrizit dhe i Qani Abazit.
“Pas kryetarit të Komunës dëgjova se ka pasur 6 të shtëna, njëra vdekjeprurëse ishte në pjesën frontale të ballit, plumba tjerë këtu në krahë të majtë kishte një dhe poshtë më nuk e shikuam sepse ishte i gjakosur, mendoj që ai plumb në ballë kishte qenë vdekjeprurës, sepse këtu erdhi pa shenja jete. 00:10 “Në fillim e kanë sjellë Kryetarin e Komunës, Hazbi Idrizin, pa shenja jete. Kur zbrita poshtë kryetari i Komunës ishte pa shenja jete. Ishte i vdekur. Pas disa minutash duke u marr me te, e sjellën edhe tjetrin të lënduar, kishte frymëmarrje shumë të dobët dhe ishte i gjakosur. Një plumb e kishte në kokë, tani nuk më kujtohet nëse e kishte në anë të majtë apo të djathtë të kokës”, tha Avdi Ajredini, Anesteziologu kujdestar.

Përmes një kumtese Bashkimi Demokratik për Integrim, kuadër i të cilës ka qenë i ndjeri Hazbi Idrizi, kërkoi zbardhjen e plotë të rasitit duke shtuar se kjo tragjedi ka qenë e paprovokuar.

Ndryshe Hazbi Idrizi ka qenë Kryetar Komune i Bogovinës për 2 mandate.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme