Sot është shënuar 20 vjetori i rënies së Heroit të Kombit, Luan Haradinaj, i cili më 6 maj të vitit 1997 u vra në kufirin shqiptaro-shqiptar.
Për të nderuar jetën dhe veprën e Luanit, sot në Kullën e Haradinajve në Gllogjan kanë qëndruar shumë qytetar dhe personalitete të ndryshme.
Po ashtu në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan janë bërë homazhe, shkruan lajmi.net.
Për të qenë pranë familjes Haradinaj në këtë ditë përkujtimi, kishin ardhur edhe shokët e Luanit, të cilët ditën e vrasjes së tij hynin bashkë në Kosovë nga Shqipëria.
Për vizitë sot në Gllogjan shkuan deputeti i PDK-së Rafet Rama dhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, që të dy këta kishin qenë me Luanin më 6 maj 1997.
Po ashtu me ta ishte edhe deputeti tjetër i PDK-së, Shaip Muja.
Ata u pritën nga Hilmi Haradinaj, babai i vëllezërve Haradinaj, nga deputeti dhe vëllai i Luanit, Daut Haradinaj, nga Luani i ri, i biri i Shkëlzenit që mban emrin e axhës së tij, etj.
Vullneti shfrytëzon kartonin e gjelbër
Rusia ndal furnizimet me gaz për Austrinë
“Kosova, shteti më i vogël në botë me më së shumti pika karb...
Rama: Pagat në turizëm, konkurruese më Greqinë
Hiqet nga përdorimi lënda djegëse e mazutit, vendosen panele...
Nagavci nënshkruan kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dh...