Shqipëria ndodhet në prag të hapjes së sezonit turistik, por pavarësisht kësaj duket se vendi nuk është gati për të.
Në plazhe mungojnë masat e sigurisë së pushuesve. Në Durrës, kullat e dikurshme të vrojtimit nuk janë më, ndërsa ato të Shkëmbit të Kavajës dhe Golemit janë të pakta.
“U kemi vënë detyrimin ligjor subjekteve që çdo plazh privat të ketë kullat e vrojtimit dhe roje bregdetare dhe po shohim mundësinë për t’i vënë në dispozicion publikut hapësira për plazhe publike, si dhe po punojmë për plazhe të pastra dhe të sistemuara”, thotë kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Projektit iu përgjigjen vetëm pak subjekte private në sezonin e kaluar, ndërsa këtë vit ligji nuk lejon dhënien e licencës nga bashkitë pa plotësimin e kushteve të sigurisë.“Ky është viti i parë që ne e marrim një nismë të tillë dhe besoj që do të zbatohet”, thotë Dako.Mungesa e masave paraprake lë të pakënaqur operatorët turistikë, që shprehen se roli kontrollues i shtetit është vendimtar në disiplinimin e situatës dhe zbatimin e kushteve nga të gjithë subjektet.“Është problem i marrëdhënieve mes pushtetit vendor dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit që s’po kryejnë detyrat e tyre.
Plazhet dhe përgatitjet duhet të bëhen në kohë, jo kur nis sezoni. Ka shumë pak zona vrojtimi për vëzhguesit e plazheve. Plazhet private duhet të jepen bazuar në kritere të mirëpërcaktuara dhe të zbatohen për të gjithë njësoj. Kjo është detyrë funksionale e institucioneve shtetërore, pasi privati gjithnjë tenton të shmangë detyrimet e tij. AKB nuk po e luan rolin e vet në të gjithë Shqipërinë, nga Velipoja në Sarandë”, thotë Sokol Hoxha, operator turistik dhe kryetar i ATA.Një vit më parë në këto plazhe u regjistruan të paktën 5 raste mbytjesh.
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...