Google ADS

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri viziton Preshevën dhe Bujanovcin

15:31 | 6 Maj 2017
Arbresh.info

Në kohën kur të tjerët zgjedhin të merren me situata dytësore dhe tensionuese mes veti, Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri me një pjesë të stafit të tij, drejtorin për Bujqësi dhe Zhvillim, Nasuf Aliu, si dhe drejtorin e Urbanizimit, Sami Zeka, ishte iniciator i vizitës në Luginën e Preshevës dhe të Bujanofcit, në kohën kur kjo pjesë pothuajse nga të tjerët është harruar.

Fillimisht u ndalën në Preshëve ku ishin nikoqirë të Kryetares së kësaj komune, znj.Ardita Sinani dhe stafit të saj, ku përveq shkëmbim përvojash në mes tyre, shfrytëzuan rastin të vizitojnë edhe Parkun Industrial në Preshevë i cili pritet së shpejti të fillojë me ndërtimet, njofton Vizioni.info.

Për të vazhduar më tej vizitën edhe në komunën e Bujanofcit, ku u mirëpritën nga Kryetari i kësaj Komune, z.Shaip Kamberi, për të vazhduar pastaj me vizitë në Këshillin Kombëtar Shqiptar ku edhe takuan kryetarin e këtij Këshilli, z. Jonuz Salihaj bashkë me udhëheqësit tjerë të këtij Kêshilli, më të cilët në përgjithësi u diskutua rreth gjendjës së shqiptarëve në Luginë.

Shqetësuese doli të është mosnjohja e diplomave për të rinjët e diplomuar në Kosovë nga shteti i Serrbisë si dhe braktisja e këtyre vendeve nga të rinjët si rezultat i papunësisë së madhe, me çrast Kryetari Bahtiri mbështeti fuqishëm kërkesat e tyre për më shumë lobim dhe mbështetje nga institucionet e Kosovës.

E për të përmbyllur këtë varg vizitash sa të nevojshme aq edhe emocionuese, në një drekë të përbashkët ku përveç udhëheqësve nga Këshilli prezent ishin edhe studentët nga Universiteti “Marin Barleti” i Shqipërisë, me të cilët u ndanë emocione dhe reflektime të mira nga tri pjesët e tokave shqiptare, mes tjerash u potencua se qëllimit të vizitës i parapriu njohja e situatës në këto komuna, gjendjes ekonomike dhe politike për shqiptarët e kësaj ane në përgjithësi dhe në veçanti diskutim rreth mundësive për bashkëpunime të ndërsjellta në të gjitha fushat duke ndarë edhe përvojat në mes tyre dhe sfidat me të cilat ballafaqohen çdo ditë.

Duke pasur parasysh që takimet e tilla janë më se të nevojshme, ky takim u përmbyll me urimin më të mirë që Mitrovicën dhe Luginën e Preshevës dhe të Bujanofcit, së shpejti t’i bashkojnë projektet e së ardhmës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme