Google ADS

Bjellorusia kryen ekzekutimin e parë për këtë vit

14:48 | 6 Maj 2017
Arbresh.info

Në Bjellorusi është ekzekutuar personi i parë në këtë vit, thonë raportet.

Syarhey Vostrykau, i cili u gjet fajtor për përdhunim dhe vrasje, me gjasë është ekzekutuar muajin e kaluar, ka thënë qendra për të drejtat e njeriut në Bjellorus, Vyasna, në një raport të publikuar.

“Përfaqësuesit e grupit të Aktivistët për të Drejtat e Njeriut dhe kundër dënimit me vdekje në Bjellorusi, kanë mësuar se Siahey Vostrykau është dënuar me vdekje. Nëna e tij ka pranuar një raport të rëndësishëm nga Gjykata rajonale e Homel”, ka thënë qendra Vyasna.

Gjykatësit në gjykatën rajonale të qytetit Homel, e kishin shpallur fajtor Vostrykau në maj të vitit të kaluar, për rrëmbim, përdhunim dhe vrasjen e dy grave më 2014 dhe 2015.

Bjellorusia është vendi i vetëm në Ervopë që ende zbaton dënimin me vdekje. Ekzekutimet kryehen nga skuadrat e pushkatimit.

“Vazhdimi i zbatimit të dënimit me vdekje bie ndesh me gadishmërinë e Bjellorusisë për t’u angazhuar me bashkësinë ndërkombëtare, përfshirë edhe BE-në”, ka thënë zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijancic.

“BE i bën thirrje Bjellorusisë, vendit të vetëm në Evropë që ende aplikon ndëshkimin kapital, që të ndalë ndënimet e mbetura me vdekje dhe të vendos një moratorium mbi dënimin me vdekje si hap të parë drejt heqjes së këtij vendimi”, ka thënë Kocijancic.

Vitin e kaluar, Bjellorusia ka ekzekutuar 4 persona/Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme