ISIS –i u ka bërë thirrje ekstremistët islamikë të vrasin kandidatët presidencialë francezë dhe të djegin qendrat e votimeve gjatë zgjedhjeve të nesërme.
Një artikull në revistën propagandistike të grupit terrorist, ka kërkuar vdekjen e Marine Le Pen dhe Emmanuel Macron, gjatë votimeve të së dielës, raporton “Daily Mail”
“Mos harroni detyrën tuaj si myslimanë. Zgjidhni një kandidat , vriteni dhe vërini zjarrin qendrave të votimit”, shkruante Revista “Rumiyah”.
Ajo bëri thirrje mbështetësve të ISIS të vendosin të parin besimin e tyre mbi Allahun dhe të shkatërron demokracitë perëndimore, shkruan syri.net. Le Pen dhe Macron i i kanë dhënë fund një fushate të tensionuar për të fituar sa më shumë votat ditën e diel.
Macron ka një epërsi të konsiderueshme dhe sondazhet thonë se është 60 pikë përpara Le Pen./Arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...