Google ADS

Ndërron jetë edhe personi që qëlloi për vdekje kryetarin e komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi

13:34 | 6 Maj 2017
Arbresh.info

Siç mësohet nga burimet e spitalit të Shkupit, para pak çastesh ka ndërruar jetë edhe personi që mëngjesin e sotëm me armë zjarri vrau kryetarin e komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi.

Sipas informacioneve të portalit TetovaSot, personi i që ndërroi jetë është Qani Abazi. Ai sot në mëngjes kishte shtënë gjashtë plumba ndaj kryetarit të Bogovinës Hazbi Idrizit, më pas kishte qëlluar edhe veten.

Për shkak lëndimeve serioze ai u dërgua për kurim në klinikat e Shkupit, ku megjithatë mjekët nuk arritën t’ia shpëtojnë jetën.

Qani Abazi ka qenë ish i punësuar në komunën e Bogovinës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme