Google ADS

6 gjëra që nuk duhet të bëni kurrë për partnerin tuaj

12:54 | 6 Maj 2017
Arbresh.info

Çdo femër dëshiron të ketë një marrëdhënie të lumtur. Megjithatë, shumë shpesh ato marrin të gjithë rolin përkushtues ndaj partnerit të tyre, duke shkuar aq larg sa të sakrifikojnë lumturinë e tyre në emër të dashurisë.

Bright Side ka përpiluar një listë me 6 gjëra që një femër nuk duhet të bëjë për mashkullin që ajo pëlqen.

Përpjekja për të zgjedhur të gjitha problemet e tij

Edhe pse partneri juaj mund të ketë disa probleme financiare apo probleme në punë, ju nuk duhet të tentoni t’ia zgjidhni të gjithë problemet e tij. Duke vepruar kështu, do të përfundoni së jetuari me një partner të pavendosur dhe të pafuqishëm, i cili ka frikë të marrë përgjegjësi për të ardhmen e tij. Gjithmonë mbani mend se ju jeni një femër e jo një punonjëse e cila mund të përballojë gjithçka.

I jepni atij dhurata të shtrenjta gjatë gjithë kohës

Është shumë mirë t’i jepni njëri-tjetrit dhurata që janë të barabarta për nga vlera. Dhënia e dhuratave të shtrenjta për të dashurin tuaj, sidomos kur ai nuk mund të kthejë njëlloj favorin, mund ta bëjë të ndihet keq për veten. Ndërsa nga ana tjetër, nëse është mashkull i paskrupullt, ai thjeshtë ju keqpërdor juve dhe merr gjërat që dëshiron për vete.

I ofroni supet tuaja për të qarë

Ndryshe nga femrat, meshkujt nuk bien në dashuri me femrat që ndjejnë keqardhje për ta. Mos harroni se vetëm sepse jeni tërë kohën si prehje emocionale dhe shpirtërore për të, nuk nënkupton se marrëdhënia juaj është e thellë dhe e përmbushur. Një femër e mençur mbështet dhe frymëzon burrin e saj përmes arritjeve të reja. Dhe kjo me të vërtetë është një nga sekretet e një marrëdhënie të lumtur.

Të thuani “Çfarë të thashë?”

Edhe nëse jeni 100% të drejtë, nuk ka asgjë më provokuese se fraza “Çfarë të thashë?!” Duke thënë këtë, ju tregoni se jeni më e mençur se partneri juaj, ndërsa kjo irriton atë sepse meshkujt kanë nevojë të ndjehen të rëndësishëm. Duke pohuar sundimin dhe dominimin mbi të, vështirë se do të ju ndihmojë të krijon një marrëdhënie harmonike.

Humbni jetën tuaj personale dhe karrierën

Vetëm për shkak se një femër ka gjetur dashurinë e jetës së saj nuk nënkupton se duhet të heqë dorë nga miqtë dhe karriera e saj. Për fat të keq, nëse sakrifikoni kënaqësitë tuaja personale në mënyrë që të kujdeseni për familjen tuaj, i dashuri juaj mund të humbasë interesin për ju një ditë, shkruan femra.net, përcjellë Klan Kosova. Sa më e pasur të jetë jeta juaj personale jashtë familjes, aq më shumë partneri juaj do të ju vlerësojë. Por, gjithnjë mos harroni: ekstremet janë të rrezikshme.

Ndryshoni pamjen tuaj

Është krejtësisht e natyrshme që një femër të duket bukur për të dashurin e saj apo njeriun që pëlqen. Por nëse ai ju detyron të ndryshoni dukjen tuaj në mënyrë drastike, atëherë ju nuk keni nevojë për atë.

Njëkohësisht, nëse i dashuri juaj kërkon diçka nga ju që mund ta përballoni, mos u bëni kokëfortë, pasi kjo nuk do të shkaktojë asnjë dëm në marrëdhënien tuaj dhe përkundrazi do të forcojë sa më shumë lidhjen tuaj emocionale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme