Google ADS

BDI kërkon zbardhjen e vrasjes së Hazbi Idrizit

14:30 | 6 Maj 2017
Arbresh.info

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një kumtese për media të shtunën ka shprehur tronditjen e thellë nga lajmi për vrasjen e anëtarit të familjes sonë dhe kryetarit të Komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi gjatë kryerjes së punës së tij zyrtare në shërbim të qytetarëve.

Duke ndarë dhimbjen me familjarët dhe dashamirët e Hazbi Idrizi, BDI u bën thirrje institucioneve që të zbardhin motivet e vrasjes makabre, e cila ka qenë paprovokuar në asnjë mënyrë.

Kryetari i Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi, ka mbetur i vdekur pas një zënke verbale e cila më pas ka eskaluar deri në përleshje me armë zjarri.

Ndryshe, Idrizi ishte kuadër i Bashkimit Demokratik për Integrim i zgjedhur për kryetar të Bogovinës, një komunë rurale në rajonin e Tetovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme