Google ADS

Gecaj: Nisma është bira e fundit e kavallit

11:59 | 6 Maj 2017
Arbresh.info

Zëvendësministri i pushtetit lokal bajram Gecaj përmes një statusi ne rrjetin social facebook i është përgjigj Jakup Krasniqit i cili tha se LDK-ja duhet ta përdor Amerikën për ta ruajtur sovranitetin e shtetit.

“Hajde mos bëni hajgare z. Krasniqi, sepse LDK nuk u është frikuar ju as atëherë kur keni qenë pjesë e një partie të madhe” ka shkruajtur Gecaj.

Ky është statusi i tij i plotë:

Interesant kjo puna e rrahagjoksit…njerëz të cilët mbahen goxha si serioz, siç është z. Jakup Krasniqi, flasin me gjuhën të cilën unë e kisha përdorur kur isha fëmijë, në stilin: “a guxon me kalu ti ka shtëpia ime”! Hajde mos bëni hajgare z. Krasniqi, sepse LDK nuk u është frikuar ju as atëherë kur keni qenë pjesë e një partie të madhe, e lëne më tani kur në skenēn politike partiake jeni bira e fundit e kavallit.

“Jakup Krasniqi – LDK-së: Nëse jeni të bindur se keni qeverisur mirë, pse i frikoheni zgjedhjeve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme