Aubameyang në PSG? Zbulohet gjithçka

10:10 | 6 Maj 2017
Arbresh.info

Pierre-Emerick Aubameyang nuk do të transferohet në Paris Saint-Germain
Thomas Tuchel, trajneri i Borussia Dortmund, ka mohuar spekulimet e mediave se Pierre-Emerick Aubameyang do të transferohet në Paris Saint-Germain gjatë verës.

“Cavani ka rinovuar kontratën së fundi me PSG-në dhe unë nuk mendoj se Aubameyang është prioritet i klubit parisian”, ka deklaruar Tuchel para ndeshjes me Hoffenheimin.

“A do të përforcohet Dortmund? Nuk është koha për të folur për transferime tani, ne jemi plotësisht të përqendruar në fund të sezonit, unë nuk do të komentojë mbi thashethemet e transferimeve”, ka theksuar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme