Të paktën tre oficerë policie dhe një civil janë vrarë gjatë të shtënave me armë mes sulmuesve të armatosur dhe policisë në zyrën e presidentit të Meksikës.
Ky sulm brutal është kapur nga kamerat e sigurisë, transmeton portali arbresh.info.
Personat e armatosur fillimisht tentuan të hyjnë në zyrën e Partisë Revolucionare Institucionale (PRI) në verilindje të kryeqytetit.
Sulmi ndodhi gjatë një trajnimi të administruar për disa anëtarë të partisë, tha Ernesto Nemer Alvarez, një koordinator i fushatës për kandidatin e guvernatorit PRI Alfredo del Mazo, siç raportohet nga El Universal.
Sipas njoftimeve paraprake, sulmi u krye nga të paktën shtatë persona që arritën në vendngjarje në një makinë dhe më pas u arratisën drejt Meksiko Sitit.
Rreth 20 gëzhoja fishekësh janë gjetur në vendin e ngjarjes, sipas Publimetros, që më tej raporton se dy të dyshuar janë arrestuar në vendngjarje. Të paktën një prej atyre që janë në arrati besohet të jetë lënduar gjatë shkëmbimit të zjarrit./Arbresh.info
Kujdes! Pamjet janë me përmbajtje grafike
https://youtu.be/tm9cZ_SeJss
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...