Njëri nga sulmuesit e Ziadin Selës, i cili së bashku me disa persona tjerë tërhoqën zvarrë kryetarin e LR-PDSH-së në hapësirat e Kuvendit, është incizuar nga kamera e CIVIL Media më 15 mars 2016, ku kishte deklaruar se po e mbron Maqedoninë nga tradëtarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sulmuesi i Selës, figura e të cilit ishte filmuar nga mediat në Kuvend, vitin e kaluar ishte edhe një nga “mbrojtësit” e Gjykatës Kushtetuese, kur u soll ligji për falje, me të cilin presidenti Gjorge Ivanov fali personat të cilët ishin të lidhur me krim, por edhe kryerës të veprave të rënda penale: pedofili, dilerë të drogës dhe dhunues.
Para një viti, në pyetjen se çfarë do të bëjë nëse vjen deri tek konflikti, njëri nga sulmuesit e Selës deklaroi për CIVIL Media: “Edhe duhet të vijë deri tek konflikti, dhe një herë të vendosemi. Kur bëhet fjalë për Maqedoninë duhet të dalim të gjithë”.
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek