Google ADS

Ismaili: Ja cilët deputetë kishin planifikuar ti vrasin

00:51 | 6 Maj 2017
Trina Galanxhi

Deputeti nga BDI-ja, Rexhail Ismaili në emisionin Click Plus, i cili ka qenë dëshmitar i drejtpërdrejtë i ngjarjeve të përgjakshme të enjten, më 27 prill, në Parlament, tha se qëllimi i kriminelëve maqedonas ishte vrasje e tre personave Zoran Zaev, Ziadin Selës dhe Talat Xhaferi, njofton TetovaSot.

Unë kam qenë atje, kam qenë dëshmitar, kam parë se çfarë ka ndodhur dhe për mua nuk ka asnjë dyshim, ka theksuar deputeti Imsiali, duke rrëfyer ngjarjen e 27 prillit. .

“Në parlament, mëë prill 27, deputetët nuk u rrahën nga njerëzit. Kjo nuk kishte të bënte me njerëzit. Atje ka pasur grupe të organizuara. Dyert e Kuvendit nuk ishin të mbyllura. Kolegët e mi, deputetë, e hapën derën kryesore të Parlamentit dhe i kanë drejtuar dhunuesit se ku duhet të shkonin. Unë po ju them, qëllimi është likuidimi i Zaevit, Selës dhe Xhaferit”, theksoi Ismaili.

Ai më tej në rrëfimin e tij për ngjarje tha se ata ishin njerëz të organizuar nga policia, dhe se deputetët e VMRO-DPMNE-së i kanë hapur dyert e parlamentit për huliganët.

“Ata ishin njerëz të organizuar nga policia. Unë atë e pash. Atje kishte njerëz me maska të zeza. Për fat të mirë salla numër 3 kishte shumë gazetarë, deputetë … Më vjen turp nga kolegët deputet të cilët i hapën dyert. Nëse në qendrën e konferencës për shtyp të vinin më shumë deputetë të VMRO-DPMNE-së, unë jam i sigurt se çdo gjë do të ishte ndryshe “, tha Ismaili.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme