Anëtarja e lartë e kryesisë së PDK-së, Dhurata Hoxha ka thënë se ne vend ka procese të cilat kanë ngecur.
“Proceset madhore po shohim që nuk po ecin. Duhet të ketë vendimmarrje. Lidershipin e ka në dorë kryeministri Isa Mustafa”, ka thënë Hoxha, njofton Klan Kosova.
“Nuk e kemi ditur se demarkacioni do të procedohej të hënën, por nuk e dimë nëse kryeministri i ka bërë votat”, ka shtuar ajo në Ora e Fundit.
PDK, ka thënë Hoxha, mendon se në Kosovë ka kuadro se proceset mund t’i qojnë përpara më shpejt dhe se ka hapësirë që të bëhet më shumë.
“Nuk mendoj se duhet të kërkojmë fajtor, por se si të shohim përpara që si të ecet më shpejtë”.
Ajo nuk i ka përjashtuar edhe zgjedhjet e parakohshme.
“Nuk duhet t’i shohim zgjedhjet si opsion i paimagjinueshëm. Nëse zgjedhjet japin opsion më të mirë pse jo”, ka theksuar Hoxha.
“Nuk shohim ndërlidhje se kalimi apo mos kalimi i demarkacionit e rrëzon Qeverinë”.
Ajo në fund ka thënë se janë partnerët e koalicionit, PDK dhe LDK që do ta vendosin të vazhdojnë punën me këtë Qeveri.
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...