Francezët janë mes popujve më të polarizuar në Bashkimin Europian. Kështu thotë një sondazh i publikuar këtë të premte nga një organizatë joqeveritare e quajtur “Bertelsmann Foundation”.
Sondazhi që mori në konsideratë opinionet e 11.021 njerëzve në të gjitha vendet e bllokut, pati si rezultat faktin se një e pesta (20%) e votuesve francezë e kategorizonin vetveten si ekstremistë të majtë ose ekstremistë të djathtë sa u përket pikëpamjeve të tyre politike, krahasuar me 7% anembanë BE-së.
Rreth 36% e francezëve e identifikonin vetveten si “të qendrës”, krahasuar me 62% e pjesës tjetër të popullsisë së vendeve të BE-së.
Francezët, sipas sondazhit, janë gjithashtu më pak të kënaqur nga situata aktuale ekonomike e tyre, në krahasim me pjesën tjetër të Bashkimit Europian. Plot 66% e të anketuarve raportuan se ishin të kënaqur me drejtimin e politikës së vendit, krahasuar me mesataren prej 84% të vendeve të tjera të BE-së.
Mes atyre që e identifikonin vetveten si ekstremistë të djathtë, 4% kanë thënë se janë të gëzuar me drejtimin e vendit, ndërkohë që 70% nuk janë të kënaqur. Dy të tretat e francezëve dëshironin qëndrimin në BE, ndërsa shumica e ekstremistëve të djathtë në Francë (63%) janë shprehur se duan të dalin nga blloku.
Gjithsesi, “Bertelsmann Foundation” nuk dha rezultate të detajuara për vendet e tjera që morën pjesë në sondazh.
Shtatë të vrarë nga një sulm izraelit në një shkollë të kthy...
Netanyahu thotë se Hezbollahut i janë shkaktuar goditje të p...
Haxhiu: Fehmia, Xheva e Fatimja, do të mbeten përherë shembu...
Automjeti i ushtrisë serbe shtyp veturën, vdesin pesë person...
Zbulohet laboratori i drogës në podrumin e një banese në Pri...
Goditet një laborator i drogës në Prishtinë, Sveçla thotë se...