Basha mbledh nesër kryetarët e degëve për protestën e radhës

22:33 | 5 Maj 2017
Arbresh.info

Pas vendimit të Ramës për të tërhequr kandidatin për në zgjedhjet e Kavajës, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka thirrur në një takim kryetarët e degëve nesër në orën 12:00.

Ky takim do të zhvillohet për organizimin e protestës së radhës, që kryedemokrati Basha e paralajmëroi për javën e ardhshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shkruan Ora News.

Mësohet se Partia Demokratike ka anuluar protestën e paralajmëruar për në Kavajë, për tërheqjes së kandidatit të PS për zgjedhjet e pjesshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme