Këshilltarja e kryeministrit estonez Kadri Peters njoftoi të premten se aeroplani rus IL-96, i cili po barte shefin e diplomacisë ruse Sergej Lavrov në Finlandën fqinje, ka shkelur hapësirën ajrore të Estonisë.
“Lavrov udhëton në Finlandë për të biseduar për të ardhmen e komunikacionit ajror, por, eja, fillimisht ta shkelim hapësirën ajrore estoneze”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj Twitter, duke aluduar në vizitën e Lavrov në Finlandë, transmeton AP.
Ushtria e Estonisë njoftoi se incidenti i së mërkurës ishte shkelja e parë ajrore e këtij shteti këtë vit, derisa vitin e kaluar po ashtu kishte raste të tilla. Lavrov dje ishte në Finlandë për bisedime për disa çështje, në mesin e të cilave edhe siguria e komunikacionit ajror në Detin Baltik. Mediat estoneze transmetuan se aeroplani “Rosija airlines”, të cilën e përdorë administrata ruse, për një kohë të shkurtër fluturoi mbi pjesën veriore të Estonisë, në afërsi të ishullit Vajndlo, ku aeroplanët ushtarakë rusë viteve të kaluara kishin shkelur hapësirën ajrore të këtij vendi.
Pothuajse për të gjitha shkeljet e hapësirës ajrore estoneze janë përgjegjës aeroplanët ushtarakë transportues dhe ata luftarakë rusë, pasi fluturojnë ulët në korridorin nga enklava ruse Kaliningrad drejt Sankt Peterburg-ut. Viteve të kaluara, NATO dhe Rusia kanë biseduar për propozimet për shmangien e rrezikut nga aksidentet në hapësirën ajrore mbi Detin Baltik.
Starmer uron Trupmin: Raporti Britani – ShBA do të vazhdojë ...
Zgjedhjet në SHBA, njohësit: Demokratët kanë lidhje emociona...
Macron uron Trumpin, shpreh gatishmërinë për të punuar së ba...
Krasniqi uron Trumpin: Lidhja mes Kosovës dhe SHBA-ve shkon ...
Grenell: Amerika dhe bota u shpëtuan, paqja do të vijë së sh...
Zelensky uron Trumpin dhe llogarit në mbështetjen e SHBA-së ...