Një ish-ushtar i njohur për radikalizëm është arrestuar pranë bazën ajrore ushtarake franceze Evreux, i cili dyshohet për komplotimin e një sulmi.
Pas një kontrolle të kryer në makinën e tij pranë bazën ajrore në mëngjes, policia ka gjetur armë dhe Koranin brenda makinës së tij, shkruan L’Express, transmeton portali arbresh.info.
Gjatë ditës policia ka gjetur edhe armë të tjera të fshehura në një shkurre.
I dyshuari 34-vjeçar u përfshi në listën franceze “S”, e cila është një grup individësh që dyshohet se paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare.
Në mbrëmjen e 20 prillit, tre ditë përpara raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale franceze, një person i armatosur vrau një oficer policie dhe plagosi dy të tjerë së bashku me një shtetas gjerman që po kalonte në Avenue des Champs-Elysees në kryeqytetin francez. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Shteti Islamik./Arbresh.info
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...