Google ADS

Kundër Marine Le Pen protestojnë edhe aktivistët e ambientit

21:02 | 5 Maj 2017
Trina Galanxhi

Përpara zgjedhjeve presidenciale në Francë, 12 aktivitë të ambientit kanë ‘mbuluar’ Kullën Eiffel me një mesazh kundër Marine Le Pen.

“Liberté Egalité, Fraternité”, shkruhej në banderolën që u vendos në majë të ikonës së Parisit, transmeton portali arbresh.info.

Organizatori i protestës, Jean-Francois Julliard, ka thënë se ‘organizata për mbrojtjen e ambientit janë të pavarur dhe apolitikë’, po ka shtuar se nuk mund të qëndrojnë në heshtje derisa Partia e Frontit Kombëtar mund të vijë në pushtet.

“Ne nuk duam që kjo parti të rrëmbejë vlerat universal të Francës, duke i burgosur ato pas kufijve të mbyllur ose duke refuzuar zbatimin e tyre”, ka thënë ai.

Zgjedhjet për president në Francë do të zhvillohen ditën e diell, me 7 maj. Sipas sondazheve të fundit favorit për këtë pozitë është Emmanuel Macron./Arbresh.info

gp0stqqsz_pressmedia gp0stqqsz_pressmedia-copy gp0stqqt1_pressmedia-copy gp0stqqt3_pressmedia gp0stqqt4_pressmedia-copy gp0stqqt6_pressmedia

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme