Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në lidhje mocionin e dërguar në Kuvend për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, ka thënë se me partnerin qeveritar kanë një marrëveshje për bashkëqeverisje, ndërsa vlerësoi se Qeverinë po tentojnë ta rrëzojnë ata që kanë probleme me ligjin.
“Nuk jam fare i shqetësuar për këtë. Ajo çfarë kam parë unë deri më tani, kam vërejt se rrëzimin e Qeverisë e kërkojnë të gjithë ata që kanë probleme me ligjin, ata që në të kaluarën kanë shkel dikund keq në ligj, që me korrupsion me krim të organizuar dhe forma të tjera”, tha kryeministri Mustafa në një prononcim për RTK.
Ai po ashtu ka thënë se me partnerin qeveritar kanë një partneritet të lidhur me dëshirë dhe po ashtu kanë një kontratë që i përcakton detyrimet e të dy palëve.
“E kemi një marrëveshje që asnjëra palë nuk do t’i bashkëngjitët opozitës dhe nëse një palë vepron njëanshëm, është çështje tjetër, por unë këtë nuk dua ta paragjykojë”, tha Mustafa.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...