Lekaj: Përpjekjet e fundit dëshpëruese të Kryeministrit

19:46 | 5 Maj 2017
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar ndaj vendimit të kryeministrit Mustafa që demarkacioni të procedohet në Kuvendin e Kosovës. Lekaj ka thënë se këto janë përpjekjet e fundit dëshpëruese të Mustafës.

Ky është postimi i plotë i Lekajt në Facebook:

Përpjekjet e fundit dëshpëruese të Isa Mustafës.

Tani kur mocioni mori formën e vet dhe kryeministri e ka parë seriozitetin e tij, po nxjerrë ide e anekse nga me të ndryshmet të mundshme për të shpëtuar vetëveten, por jo Kosovën.

I vetëdijshëm që ka sjellë vetëm dëme prej kur erdhi në krye të vendit, Isa Mustafa po tenton t’i nxjerrë në lajthitje popullin por edhe ndërkombëtarët, me propozime e ide totalisht në kundërshtim me parimin e së vërtetës për integritetin e sovranitetin e vendit.

I bëjmë me dije kësaj qeverie dhe kryeministrit të saj se, me ose pa demarkacionin nuk kanë shpëtim nga rënia, kjo sepse deri tani vetëm i kanë rënë Kosovës, e kanë dërrmuar me keqqeverisje.

Mocioni është i vërtetë dhe si i tillë besojmë shumë që do të materializohet të mërkurën, me mbështetjen e të gjithë deputetëve, për ti dhënë shansin Kosovës të bëjë ndryshimin për veten, për të tashmen e të ardhmen e saj. Kosova duhet t’i kthehet sovranit të saj, popullit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme