Qeveria e Kosovës do të procedoj të hënën dhe Projektligjin për demarkimin e kufirit me Malin e Zi i cili pritët që shumë shpejt të përcillet në kuvend.
Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se kjo çështje është rritur shumë dhe se LDK-ja ka vullnet për të kaluar këtë projektligj.
“Kur bëhet koalicioni qeverisës, në këtë rrugëtim mund të paraqiten çështje të rëndësisë së veçantë siç është Demarkacioni. Ajo që mund të them unë, është se në LDK ka vullnet të jashtëzakonshëm për Demarkacionin. Ka pasur rezerva, por gjithmonë të gjendet rrugëzgjidhje”, ka thënë Beqiri në Info Magazin në Klan Kosova.
Beqiri është shprehur optimist se Demarkacioni do të kalojë, dhe nuk ka dashur të komentojë se a do të shkohet në zgjedhje të parakohshme nëse nuk votohet Demarkacioni.
“Demarkacioni o sot, o në legjislaturën tjetër do të jetë në tavolinë dhe do të votohet. Unë besoj se Demarkacioni do të kalojë, dhe me pjesën tjetër nuk merrem”, ka thënë Beqiri.
“Partizani”, Berisha nuk shkon në gjyq/ Shtyhet seanca në Gj...
Shtyhet për një orë seanca për fjalën përfundimtare ndaj Bed...
Ukraina rrëzon dhjetëra dronë të Rusisë
Presidenca dhuron pako onkologjike për gratë e prekura nga k...
“Zgjedhje për strukturat drejtuese”, Rrjeti i Bi...
Kurti viziton sot DOKU.TECH