Goran Angelov, i dyshuari për sulme ndaj deputetit Ziadin Sela dhe të tjerëve, për dy orë është marrë në bisedë informative dhe më pas është liruar.
I dyshuari është sjell në stacionin policor të Kisela Vodës për të hetuar pjesëmarrjen e tij në ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Kuvend.
Nga ana tjetër, aktivistët e shoqatës së patriotëve maqedonas “Qoseto” janë tubuar para stacionit policor për të shprehur revoltën e tyre ndaj arrestimit të Goran Angelov-it, i cili është themelues i kësaj shoqate.
Goran Angelov nga pamjet e xhiruara natën e 27 prillit, duket se ishte ndër të parët që ka hyrë në sallën e preskonferencave në Kuvend dhe ka sulmuar deputetët, në mesin e të cilëve Ziadin Selen dhe Zoran Zaevin.
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër