Isa Mustafa kthehet nesër në Kosovë

15:46 | 5 Maj 2017
M. A.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa aktualisht ndodhet në një vizitë zyrtarë në Londër, përderisa më vend po flitet për rrëzimin e qeverisë që ai udhëheq, shkruan arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka bërë të ditur se kryeministri Mustafa do të kthehet nesër në Kosovë.

“Kryeministri i vendit nuk është aktualisht këtu, ai do të kthehet nesër do të jetë prezent këtu deri të mërkurën. Ju e dini që agjenda caktohet me herët dhe nuk është e arsyeshme qe kryeministri ta anuloj një vizitë të rëndësishme”, ka thënë Beqiri./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme