Organi që është më meritori për detoksimin në përgjithësi të organizmit, si dhe për sintezën e proteinave, është mëlçia. Mu për këtë shkas, është shumë organ i rëndë- sishëm, nevojitet të jetë e shëndetshme dhe funksionale, sepse mëlçia ruan shëndetin dhe parandalon sëmundjet, si: mëlçia e yndyrshme. Ilaçe të shumta natyrale janë të pranishme që moti, por në këtë artikull ju zbulojmë si ta pastrojmë mëlçinë me ndihmën e mentës, bimë me shumë veti shëruese, që ndihmon në funksionimin e mëlçisë në mënyrë krejt natyrale Përbërësit: një grusht gjethe të mentës, 1 limon, 1 portokall, 2 litra ujë,
Përgatitja: Në një enë derdhni 2 litra ujë dhe një grusht gjethe të mentës dhe i zieni për 5 minuta, më pas e lini të qëndrojë. Për këtë kohë shtrydhni lëngun e limonit dhe portokallit dhe e derdhni në ujë me një rriskë limoni. Sipas dëshirës, mund t’i shtoni edhe dy lugë mjaltë. Në fund procedoni çajin nga menta dhe përzieni me lëngun nga limoni dhe portokalli. E konsumoni për çdo ditë për një javë, e më pas përgatisni pauzë dhe e konsumoni për aq kohë sa mendoni se është e nevojshme, sepse nuk bën dëm./Arbresh.info/
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos