Vritet një ushtar amerikan në Somali

15:25 | 5 Maj 2017
Arbresh.info

Një ushtar amerikan është vrarë në Somali gjatë operacioneve kundër militantëve të al-Shababit, njofton ushtria amerikane.

Vdekja ndodhi të enjten rreth 64 kilometra ne perëndim të kryeqytetit Mogadishu, transmeton portali arbresh.info.

Forcat amerikane po kryenin një mision “këshillë dhe asistencë” krahas anëtarëve të Ushtrisë Kombëtare të Somalisë, tha ushtria amerikane.

Presidenti Trump ka zgjeruar veprimin ushtarak kundër filialit të al-Kaidës në kombin e Bririt të Afrikës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme