Google ADS

Veseli: Opozita nuk mund ta rrëzoj Qeverinë (VIDEO)

15:00 | 5 Maj 2017
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka thënë se Kosova ka nevojë për vendimarrje dhe se kjo është duke i munguar që një kohë.

Veseli tha pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit se janë në komunikim intensiv me partnerët e koalicionit që disa javë, shkruan arbresh.info.

“Duhet vendimarrje në mënyrë qe të përmirësohet jeta e qyterarëve Unë mund ta ripërsëris, jemi në një komunikim intensiv me partnerin e koalicionit, duke pasur parasysh zhvillimet që i kemi, ka një pakënaqësi tek qytetarët me mungesën e vendimarrjes, njerëzit duan progres, njerëzit nuk janë të qetësuar në bazë të asaj të kolltukut tonë se sa jemi të rahatuar”, tha Veseli.

Sipas tij, opozita nuk mund ta rrëzoj Qeverinë.

I pari i Kuvendit ka thënë se vendi duhet të lëviz më shumë dhe se qytetarëve të Kosovës u duhet siguri dhe përspektivë./Arbresh.info.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1405540219511066/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme