Google ADS

PDK nuk e mohon mbështetjen për mocionin e opozitës (VIDEO)

14:25 | 5 Maj 2017
Arbresh.info

Partia Demokratike e Kosovës nuk e ka mohuar mbështetjen për mocionin e opozitës për rrëzimin e Qeverisë të dorëzuar sot në Kuvend.

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi tha sot pas mbledhjes së kryesisë së PDK-së se opsion do të jetë çdo gjë që shkon në interes të qytetarëve të Kosovës, shkruan arbresh.info.

“Ka kohë që jemi duke biseduar me partnerin e koalicionit në mënyrë që vendimarrja të jetë më e madhe. PDK do të jet e përgjegjshme për veprimet që do të ndërmerr”, ka thënë Kuçi.

Sipas tij, qëndrimi i PDK-së për rastin e koalicionit do të vijë me kohë

“Çdo kush që është kryetar partie në këtë vend përgatitet për tu bërë kryeministër”, ka thënë Kuçi./Arbresh.info.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1405504649514623/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme