Google ADS

Fëmija lind me kontraceptiv në dorë (FOTO)

13:52 | 5 Maj 2017
L G

Ai ka ardhur në botë duke mbajtur në dorë kontraceptivin e të ëmës, i cili do të duhej të evitonte ngjizjen e të voglit. Fotoja e bërë nga Lucy Hellein në Texas, është bërë virale brenda shumë pak kohe dhe tashmë ka bërë xhiron e botës.

Djali i saj, i vogli Dexter, ka ardhur në jetë pavarësisht përpjekjeve të gruas për të mos ngelur shtatzënë. Ajo kishte vendosur edhe një spirale për të evituar lindjen e fëmijëve të tjerë.

Fotoja është shpërndarë në Facebook me mbishkrimin “Spiralja dështoi” dhe me fytyrën e shtrembëruar të fëmijës, i cili duket se është një luftëtar i vërtetë.

Imazhi është shpërndarë shumë herë në rrjet. Gruaja ka lindur me operacion cezarian dhe gjatë lindjes mjekët i kanë hequr asaj edhe spiralen, e cila ishte zhvendosur pas placentës gjatë lindjes.

Rasi i Lucy është shumë i rrallë, por jo i pamundur. Edhe pse ishte një fëmijë që nuk ishte planifikuar, ardhja e tij në jetë  i solli shumë gëzim familjarëve.

femija1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme