Shumica prej jush, i kanë dëgjuar o provuar efektet çliruese të alkoolit në takimin e parë.
Kryesisht femrat por edhe një pjesë e meshkujve, mendojnë se mund të shërbejë për ta bërë takimin e parë mes tyre më të natyrshëm, të zhveshur nga sikletet që mund të ketë secili. Mirëpo, së fundmi, një vëzhgim ka treguar që teprimi me pijen, nuk është sjellja që iu duhet.
Për të parë efektet janë, vëzhguar 40 çifte, të gjithë konsumator alkooli. Ata janë fotografuar kur kanë qenë me njëri tjetrin pasi kishin pirë më shumë se dy-tre gota alkool, kur nuk kishin pirë fare dhe pasi kishin pirë vetëm një gotë.
Pas kësaj, një tjetër grup që ka parë fotografitë, ka bërë vlerësimin se në cilën prej situatave çiftet, sidomos femrat, dukeshin më tërheqëse. Përgjigjet më të mira kanë shkuar thuajse të gjitha për ato që kishin pirë vetëm një gotë.
Ndërkohë, ata që e kishin tepruar ishin më pak tërheqësit. Pra, punoni pak me veten dhe mjaftohuni vetëm me një pije. Përndryshe, atë natë mund ‘ta mbyllni’ bukur por mëngjesi mund të mos zgjasë shumë…
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...