Nëse mendoni se vetëm produktet ushqimore kanë datë skadence, gaboheni pasi edhe pajisjet elektroshtëpiake kanë një datë të tillë që zakonisht njihet si data e garancisë së përdorimit të tyre.
Në artikullin e sotëm do i kushtojmë hapësirë, një prej pajisjeve elktroshtëpaike që u ka kursyer lodhjen mijëra femrave në botë dhe ç’është më e rëndësishmja ka ndryshuar konceptin e larjes së rrobave dhe higjienës.
Lavatriçja është kryefjala e çdo shtëpie, por për të cilën kujdesemi shumë pak , thuajse fare. E nëse një lavatriçe ka një afat garancie 10-15 vjet, shpeshherë ndodh që ajo të prishet më parë dhe për këtë fajin duhet ta kërkoni tek vetja. Living ju njeh me katër gabimet që dëmtojnë lavatriçen më shpejt se ç’mund ta mendoni.
1.Hidhni detergjgentin direkt në kazan: Në lavatriçet e vjetra të para 20-30 viteve, hedhja e detergjentit në kazanin e lavatriçes ishte një procedurë e zakonshme, por jo më. Detergjenti duhet vendosur gjithmonë në vendin përkatës. Nëse vazhdoni ta hidhni direkt mbi rroba, ju thjesht po e shpërdoroni pasi ai del jashtë gjatë shpëlarjes së parë.
2.Përdorni programe larjeje me kohë të shkurtër: Shumë zonja mendojnë se procesi më i shkurtër i larjes kursen kohë dhe energji, kur në të vërtetë është krejt e kundërta. Larja me kohë të reduktuar nënkupton dyfishin e energjisë elektrike çka sjell edhe konsumit të parakohshëm të lavatriçes. Mos harroni që kur blini një lavatriçe ose pajisje tjetër të zgjidhni klasin A+ pasi konsumon më pak energji elektrike.
3.Zgjidhni gjithmonë të njëjtin program larjeje: Mamatë dhe gjyshet ju mësojnë që duhen përdorur gjithmonë të njëjtat programe larjeje pasi kështu nuk prishin kurrë. Por nuk është rasti të dëgjoni çdo fjalë të tyre. Lavatriçet ndërtohen mbi bazën e programeve komplekse dhe zgjedhja e programit klasik 60′ për të pambuktat dhe të bardhat apo 30′ për veshjet e mëndafshta, veçse përforcon prishjen e tyre.
4.Nuk pastroni mykun e gomës së derës së lavatriçes: Për më tepër klikoni si të hiqni mykun e lavatriçes.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...