Google ADS

Basha: Zgjedhje pa opozitën nuk ka e nuk mund të ketë

12:07 | 5 Maj 2017
M. A.

Në ditën e 77 të protestës së opozitës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha theksoi se “zgjedhje pa opozitën nuk ka e nuk mund të ketë”.

“Opozita qëndroi e bashkuar, siç u dha fjalën qytetarëve dhe refuzoi regjistrimin në një fasadë elektorale të diktuar nga krimi dhe droga. Edhe partitë qeveritare nuk regjistruan koalicionin e tyre dhe kjo është prova më e qartë se 18 qershori ka rënë politikisht, moralisht dhe ligjërisht. Pavarësisht kësaj, republika e vjetër po bën gjithçka për të ngadalësuar vrullin popullor drejt republikës së re”, tha Basha.

Kreu i PD-së shtoi: “Ata janë një grusht njerëzish me në krye Edi Ramën, kriminelë, oligarkë dhe politikanë të korruptuar, të cilët vetëm në 3 vjet u kanë vjedhur shqiptarëve 2.8 miliardë euro. Kjo është arsyeja pse pacientët i blejnë me para’ ilaçet në farmaci private, kjo është arsyeja pse fuqia blerëse e shqiptarëve ka rënë dhe taksat janë rritur”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme