95 mijë euro për Komitetin Paraolimpik të Kosovës dhe dy federata

11:29 | 5 Maj 2017
Arbresh.info

Në kuadër të mbështetjes së drejtpërdrejtë për punën e federatave sportive, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot memorandume të bashkëpunimit me Komitetin Paraolimpik të Kosovës dhe dy federata të sportit.

Përmes memorandumeve të nënshkruara, Komiteti Paraolimpik i Kosovës mbështetet financiarisht me 25 mijë euro me qëllim të realizimit të objektivave dhe planeve për vitin 2017, ndërsa Federata e Kick-Boxit mbështetet me 45 mijë euro dhe Federata e Punëtorëve Sportiv mbështetet me 25 mijë euro.

MKRS-ja nëpërmjet këtyre akteve përkrah programet e federatave dhe krijon lehtësira që ato të mund të planifikojnë dhe funksionojnë në mënyrë sa më të pavarur, dhe kështu të avancojnë sportin e Kosovës.

Me këtë rast ministri Shala përgëzoi drejtuesit e federative për punën që po bëjnë për zhvillimin e sportit të Kosovës. Shala e inkurajoi edhe përfaqësuesin e Komitetit Paraolimpik të Kosovës për përfshirjen dhe motivimin e personave me aftësi të kufizuara që të merren me sport.

Ai u shpreh se MKRS-ja po punon në shumë drejtime për të ndihmuar sportin e Kosovës, duke investuar në infrastrukturë fizike e ligjore të standardeve më moderne dhe duke sponsorizuar drejtpërdrejtë sportin përmes mbështetjes financiare të federatave. Kësisoj, tha ministri, sporti i Kosovës do të ketë cilësi dhe do të prezantohet edhe më mirë në arenën ndërkombëtare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme