Google ADS

Galaxy S9 me 95 për qind ekran (VIDEO)

15:41 | 5 Maj 2017
Arbresh.info

Samsung Galaxy S8 ende nuk është zgjeruar mrië në treg, ndërsa thashethemet dhe konceptet e para të pasaardhësit e tij – Samsung Galaxy S9, janë duke u shfaqur online.

Sipas pamjeve të rrjedhura online shihet se gjenerata e re e telefonit premium të Samsung do të jetë e mahnitshme me 95% të trupit që përbëhet nga ekrani me diagonalen prej 5.8 inç, 4K AMOLED Infinity Display, Snapdragon 845 CPU, dy kamera të pasme me 12MP, 6 dhe 8 GB RAM, dhe kamerën e përparme me 8MP.

“Samsung Galaxy S9 ka një ekran që shkon deri në fund dhe ballina e lartë e pajisjes është shkurtuar në mënyrë drastike, me një kamerë të vogël për selfie dhe mikrofonin poashtu të vogël për të mos zënë vend”, raporton Concept-Phones.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme