Dita e fundit e fushatës parazgjedhore në Francë

11:31 | 5 Maj 2017
Arbresh.info

Dy kandidatët që janë duke shpresuar të jenë presidenti i ardhshëm i Francës janë duke e dhënë goditjen e fundit në fushatën parazgjedhore.

Centristi Emmanuel Macron, i cili po udhëheq në sondazhe është duke vizituar qytetin jugor të Rodez, transmeton portali arbresh.info.

Rivalja e tij Marine Le Pen ndërkohë është takuar me përfaqësuesit e sindikatës së policisë.

Ndërkohë z. Macron ka ngritur një padi për thashethemet online se ai kishte një llogari bankare sekrete në Karaibe.

Ai ka fuqimisht akuzat, të cilat u përmendën nga znj. Le Pen në debatin e fundit televiziv në mbrëmjen e së mërkurës ndërmjet dy kandidatëve.

Kujtojmë se të dielën mbahen zgjedhjet presidenciale në Francë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme