Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres është i inkurajuar nga pakti i arritur të enjten nga Rusia, Irani dhe Turqia për të krijuar zona të sigurisë në Siri, raporton Sputnik.
“Sekretari i Përgjithshëm është i inkurajuar nga marrëveshja e sotme në Astana, do të jetë thelbësore të shihet se kjo marrëveshje do të përmirësojë jetët e sirianëve”, ka thënë zëdhënësi Stephane Dujarric, transmeton portali arbresh.info.
Dujarric ka thënë që shefi i OKB-së i mirëpret përkushtimet për të ndaluar përdorimin e të gjitha armëve, posaçërisht aeroplanëve, duke siguruar qasje të papenguar humanitare dhe krijimin e kushteve për dhënien e ndihmës mjekësore.
Marrëveshja e propozuar nga Rusia, e nënshkruar në fund të raundit të katër të bisedimeve për paqe në kryeqytetin e Kazakistanit, do të lejojë krijimin e “zonave të de-eskalimit” në provincën e Idlibit, deri në veri të qytetit të Homsit, në lindje të Ghoutas dhe në jug të Sirisë./Arbresh.info
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...